Parandalimi

 

Fluorizimi

Fakt është se kariesi shkatërron dhëmbët.
Por, kohët e fundit, dëmet nga kariesi kanë filluar të kontrollohen në masë të madhe.  Nëpërmjet fluorit.
Aplikimi i vazhdueshëm i fluorit, dhe me mënyrën e duhur, ka dëshmuar se:

  • parandalon krijimin e kariesit
  • plotëson kalciumin në sipërfaqet e dhëmbeve që kanë filluar të preken nga kariesi, edhe pse dëmi nuk është ende i dukshëm ne sy.

Aplikimi i fluorit në sipërfaqet e dhëmbëve bëhet:
a) me përdorimin e përditshëm të pastës së dhëmbëve me fluoride (kur fëmija ka mësuar të shpëlajë gojën)
b) me përdorimin e përditshëm të shpërlarësëve me fluor (për mosha mbi 6 vjec)
c) me aplikimin e fluorit në formë xheli ose shkume nga dentisti, gjatë kontrollit të programuar cdo 6 muaj.

Aplikimi i fluorit në formë xheli apo shkume duhet të fillojë që në moshë të vogël dhe të përfundojë rreth pubertetit.
Zakonisht në pjesën më të madhe të popullsisë është e këshillueshme të bëhet 2 herë në vit.
Megjithatë, mund të ketë raste ku nevojat e një fëmije diktojnë aplikimin e fluor-xhelit 3 ose 4 herë në vit.

colors

Mbulimi preventiv i fisurave (thëllimeve) të dhëmbëve

Një nga masat preventive për të ruajtur shëndetin e dhëmbëve të fëmijës tuaj për aq kohë sa të jetë e mundur, është aplikimi i verniqeve të veçanta të quajtura silante (mbushje preventive ose parandaluese).

Silantet vendosen në sipërfaqet okluzale të dhëmbëve të mbrapme (dhëmballat e përhershme ose dhe paradhëmballat) duke mbuluar fisurar (thëllimet) dhe duke vepruar si mburojë aty ku kariesi shfaqet më shpesh. Aplikimi i silanteve është një proces i thjeshtë: pastrohet mirë sipërfaqja e dhëmbit dhe pasi është gati mbivendoset në të silanti.

selance

Periudha më e mirë për vendosjen e silanteve është menjëherë pas daljes së dhëmballave të përhershme (dmth rreth moshës 7 vjece për dhëmballat e para dhe në moshën 12 vjece për dhëmballat e dyta).

Kohëzgjatja e silanteve varion nga 5 -10 vjet.

Gjatë vizitave të rregullta për kontrollin dentar të fëmijës suaj, kontrollohet statusi i silanteve dhe në qoftë se është e nevojshme rivendosen aty ku duhet.